Report TV -'Pa Gjurmë' rindërton shtëpinë rrënuar nga tërmeti falë donacionit të emigrantit shqiptar
  • 4 years ago
Historia e nënës së tre fëmijëve jetim, që trokiti në emisionin ?Pa gjurmë?, në prill të këtij viti, me një apel për ndihmë, pasi tërmeti i 26 nëntorit ia shembi shtëpinë është një ëndërr e bërë realitet. Falë një emigranti shqiptar në Spanjë, i quajtur Martin u mundësua ndërtimi nga e para e banesës, në Kërrabë të Tiranës, aty ku jeton nëna bashkë me tre djemtë. Për këtë gjest kaq human për Flutura Dedën, apeli i së cilës erdhi në muajin e shenjtë të Ramazanit, ajo nuk gjen fjalë për të përshkruar me lot gëzimi atë që ndien, sot.
Recommended