Ora News - Kryemadhi: Në Berat, ministri Klosi licencoi armët bandave, në Tiranë luajnë luftash

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte në një takim me strukturat e LSI-së në Berat ku lëshoi akuza të forta ndaj ministrit të Mjedisit.

Sipas Kryemadhit bandat kriminale lëvizin lirshëm nëpër rrugët e Beratit me armë me leje të licencuara nga ministri Blendi Klosi.

Monika Kryemadhi: "Bandat në Berat sot janë përfaqësues të maxhorancës dhe sektit kriminal të rilindjes në administratën shtetërore. Nëse deri dje, në zgjedhjet e qershorit 2017 armët e tyre ishin pa lej. sot ata shëtisin rrugëve të Beratit apo dhe duke u kapardisur me fodullëkun e tyre kriminal me armë me leje që licensohen shumë mirë nga ministri i Mjedisit me të ashtuquajturën emrin polici pyjore" "

Kryemadhi u ndal dhe tek situata e krimit në Tiranë, ku mbrëmjen e 4 tetorit ndodhi një përplasje me armë pikërisht në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Monika Kryemadhi: 'Bandat kriminale jo vetëm që kanë nxjerrë jashtë loje strukturat e PS-së por janë kthyer në struktura të qeverisjes së rilindjes së Edi Ramës jo vetëm në qarkun e Beratit por dhe në të gjithë Shqipërinë. Çdo ditë ecim rrugëve të Tiranës dhe shikojmë që çdo ditë e më shumë terrori dhe frika ka kapur qytetarët. Në rrjetet sociale tallen dhe bëjnë humor. Nëse do të shkoni të pini kafe në bllok mos harroni të merrni dhe një antiplumb. Në mes të bllokut 50 metra alrg zyrës së kryetarit të parlamentit, 100 metra larg zyrës së kryeministrit ndodh një lojë luftash mes bandave, rivalitetit të tyre. Në fakt aty është e gjithë rinia e Tiranës që kalon orët e pasdites."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-ne-berat-ministri-klosi-licencoi-armet-bandave-ne-tirane-luajne-luftash

Recommended