Report Tv-‘Nuhu’, Balla dorëzon tabulatet në prokurori

  • 6 years ago
TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dëshmuar për rreth dy orë në Prokurorinë e Tiranës lidhur me cështjen e njohur si ?Xhisiela?. Numri dy i socialistëve ishte përpara prokurores Elsa Miha pas orarit zyrtar për të depozituar prova dhe informacion, që sipas tij dëshmojnë se në 21 korrik nuk ka qenë në Komisariatin e Fushë Krujës i pranishëm në kërcënimin me armë të Emiljano Nuhut, sikur pretendon ish oficeri i policisë.

Burimet saktësojnë se Balla ka dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe pretendimet se atë ditë ka qenë në Pogradec dhe jo në Fushë Krujë. Mësohet se Balla ka depozituar edhe tabulatet telefonike të asaj dite, të marra vetë pranë kompanisë celulare, që provojnë sipas tij se Lulzim Basha ka gënjyer. Edhe pse prova të tilla duhet të administrohen drejtpërdrejt nga organi i akuzës, Balla tha se ato janë administruar nga prokurorja.

Unë kam ardhur për të depozituar një dosje provash që justifikojnë kallëzimin tim. Unë kam bërë kallëzim, nëse është i rremë unë mbaj përgjegjësi. Ky është një grup i strukturuar, Basha-Nuhu dhe Çollaku dhe persona të tjerë që fabrikuan një inskenim të turpshëm. Kam deklaruar në kallëzimin tim se nuk kam qenë në Krujë.