Report Tv-Akuzat e Nuhut, Balla në prokurori: Dorëzova tabulatet, s’kam qenë në Fushë Krujë

  • 6 years ago
TIRANE-Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla pasditen e sotme ka qenë për rreth dy orë në prokurorinë e kryeqytetit në kuadër të hetimeve pas denoncimit të ish-oficerit të policisë së Fushë Krujës, Emiljano Nuhu. REPORT TV mëson se Taulant Balla ka dhënë dëshminë e tij para prokurores Elsa Miha për kallëzimet që ka depozituar në organin e akuzë. Emiljano Nuhu akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan në komisariatin e Fushë Krujës në datë 21 korrik.

Por Balla ka mohuar kategorikisht se ka qenë në komisariat, ndërsa ReportTv mëson se ka dorëzuar në prokurori tabulatet telefonike duke vërtetuar sipas tij se nuk ka qenë në Fushë Krujë në datë 21 korrik sikur pretendon Nuhu. Ndërsa prokuroria në hetimin e thelluar do të kërkojë nga kompania celulare qelizat telefonike, të cilat tregojnë vendndodhjen e saktë të Ballës përmes telefonit celular në datë 21 korrik.

Recommended