Ora News - Kyrekomisari i Patosit: SHÇBA të merret me paraardhësit e mi që vunë miliona

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pasi gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë "detyrim me paraqitje", shefi i komisariatit të Policisë së Patosit, Flamur Veliu flet i indinjuar në media për arrestimin e tij.

Veliu u arrestua më 30 shtator pasi mjeti që ai drejtonte përplasi disa makina.

Atë ditë u raportua nga policia se forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm shkuan në vendin e ngjarjes, u konstatua se kryekomisari ishte i dehur.

Por Veliu e hedh poshtë duke deklaruar se testi është bërë në shkelje ligjore

Flamur Veliu: "Nuk kam qene i dehur. Testi i alkoolit është bërë disa orë pas ngjarjes. Jam lënë i lire pas fërkimit të mjeteve më pas jam shoqëruar në komisariat ku më është bërë testi i alkoolit, në shkelje ligjore.

Veliu shprehet i indinjuar se është luajtur me dinjitetin e tij

Flamur Veliu: "Dua të vendos dinjitetin në vend dhe ja lë në dorë drejtesisë. Sugjeroj ShÇBA të mos merret me gjëra të vogla por të hetojë korrupsionin me njerezit që vjedhin e kane vene pasuri. Unë kam qene shef komisariati dhe jetoj në një shtëpi 70 m2. Ata që kanë qenë në vendin tim sot janë bërë milionera. Kanë vila. Kanë biznese".

Dje Gjykata e Fierit urdheroi lirimin e tij
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/flet-kyrekomisari-i-patosit-shcba-te-merret-me-paraardhesit-e-mi-qe-vune-miliona

Recommended