Ora News - Ina Zhupa: Ambasadori Soreca t'i sigurojë mbrojtje Xhisielës në një nga vendet e BE
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me tollumbace të zeza në duar shoqëria civile ka protestuar para kryeministrisë në mbështetje të Xhisiela Malokut, e cila u dhunua nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialsit. Protestuesit i kërkuan kryeministrit që të shkarkojë deputetin Rrahman Rraja dhe të vendoset drejtësi për të gjitha gratë e dhunuara.

Shqëria civile protestoi para Kryeministrisë kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri. Me tollumbace të zeza në duar, përfqësues të shoqërisë civile, deputetë të opozitës, gazetarë, qytetarë të thjeshtë dhe fëmijë dënuan dhunën e ushtruar ndaj Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist, duke kërkuar edhe largimin e Rrahman Rrajës nga Parlamentit.

Protestuesit kërkuan nga shteti që para ligjit të trajtohen të gjithë të barabartë, duke u shprehur se politika sot është vendosur në krah të dhunesit dhe jo viktimës.

Kishte edhe qytetarë që shprehën idinjatën e tyre ndaj institucioneve shtetërore për mosreagimin e tyre kur ju kërkohet ndihmë nga gratë e dhunuara.

Ndërsa zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i kërkoi amabsadorit të BE në Tiranë që të marrë në mbrojtje Xhisielën dhe familjen e saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/proteste-kunder-dhunes-pd-kerkesa-ambasadorit-te-be-siguroni-mbrojtje-xhisielen
Recommended