Ora News - Socialistët i vënë kapak çështjes "Rraja", deputeti mbron djalin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Socialistët nuk do të merren gjatë me çeshtjen e djalit të deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar për dhunën ndaj nje 25 vjeçareje.

Në mbledhjen e grupit socialist, kryetari Taulant Balla i dha zë heshtjes se kryeministrit Rama për këtë ngjarje duke thënë se ajo që duhet të shqetësojë deputetët socialistë ëhstë axhenda e tyre qeverisëse dhe per ti shërbyer njerëzve.

Balla tha se opozita ka çështjet e veta që nuk janë pjesë e Partisë Socialistëve dhe duhet të lihen të merren me të.

Në mbledhje nuk mori pjesë deputeti, Rrahman Rraja, i cili u paraqit me vonë në kryesinë e Kuvendit për një takim me Taulant Ballën.

Pas takimit ai mbrojti tezën se i biri i tij nuk kishte ushtruar dhunë ndaj 25 vjeçares.

Rraja tha i bindur se nuk do të ikë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Rrahman Rraja: Nuk ka lidhje fare me atë punë, nuk ka kryer dhunë.

Por në një postim në facebook ai shton se nuk ka ushtruar presion ndaj policisë.

Rrahman Rraja: S'kam marrë pjesë në asnjë lloj presioni mbi policinë dhe kam kërkuar dhe kërkoj të hetohet vendndodhja ime atë ditë. Mos prisni nga unë që të bëhem prokurori i tim biri dhe mos keqpërdorni fjalët e mia si baba! Po e them shumë qartë që prokuroria duhet ta hetoje çështjen deri në fund.

Familja jonë dhe familja e vajzës kanë marrëdhënie të vjetra miqësore që janë të pandryshuara sot dhe gjithë jetën. 4. Djali dhe vajza kanë pasur një marrëdhënie disa vjeçare dhe pavarësisht asaj që mendoj unë, e përsëris, kjo çështje i takon drejtësisë, jo politikës.

Tashme djali i deputetit, Rexhep Rraja, gjendet i arrestuar nga policia për çshtjen e dhunës ndaj 25 vjeçares, Xhisiela Maloku.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/socialistet-i-vene-kapak-ceshtjes-rraja
Recommended