19 shkolla shqiptare certifikohen nga KE, Nikolla: Vlerë e shtuar në sistemin tonë arsimor

  • 6 years ago
19 shkolla shqiptare janë certifikuar nga Këshilli Evropian si shkolla ?eTwinning? dhe bëhen pjesë e platformës së bashkëveprimit të mësuesve dhe nxënësve në projekte nxitëse dhe inovatore në të gjithë Evropën.

Në aktivitetin e organizuar për këtë certifikim ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila deklaroi se kurrikula e re bëri të mundur që edhe vendi ynë të bëhet pjesë e këtij binjakëzimi idesh mes profesionistëve të fushës.

Për ministren Nikolla mësuesit shqiptarë dhe nxënësit e tyre nuk kanë asnjë dallim nga homologët e tyre në Evropë pasi planet dhe idetë e tyre zbatohen nga mësuesit e tjerë në Botë.

Përvojat e 4 mijë mësuesve shqiptarë dhe 1150 shkollave ka qenë një eksperiencë që u ka shërbyer jo vetëm mësuesve dhe shkollave por besoj për shkak të takimeve të tilla dhe shpërndarjes së përvojës dhe modeleve. Mendoj që ka qenë një vlerë e shtuar e sistemit tonë arsimor. Do te ishte ndoshta e pamundur qe ne te ishim në lartësinë e modelit të këtij rrjeti nëse ne do ishim me kurrikulen e vjetër ose në sistemin tonë arsimor nuk do të kishim tekste të reja. Reforma e arsimit parauniversitar, që është qasje e re bazuar ne kompetencat të çdo fëmijë nga 3 ne 18 vjeç, ka bere të mundur qe mësuesit te jenë performantë. Ky rrjet do të bëjë të mundur përafrimin e shkollës shqiptare me shkollat e tjera të Evropës. Përgëzoj drejtuesit tuaj, sikurse ndihem shumë mirë që kemi 19 shkollat e para që kanë përmbushur kriteret dhe certifikohen nga Komisioni Evropian si shkolla ?e Twinning?. Për ambasadorët dhe koordinatoret e këtij rrjeti ju garantoj që do bëjmë gjithçka duhet për ta promovuar këtë rrjet.

Lindita Nikolla, ministre
I krijuar në vitin 2005 si veprimi kryesor i Programit të Mësimit Elektronik të Komisionit Evropian, ?eTwinning? është integruar fuqishëm në programin Evropian Erasmus+, për Edukimin, Trajnimin, Rininë dhe Sportet që nga viti 2014. Në këtë rrjet Evropian përfshihen 600 mijë mësues, 195 mijë shkolla dhe 77 mijë ide, ku Shqipëria ka përfaqësuesit e saj pasi është bërë anëtare që prej vitit 2014.

Recommended