Vasac: Debati per sistemin, ceshtje shqiptare | Lajme-News

  • 4 years ago
Ambasadorja franceze Christine Vasac e konsideron një çështje shqiptare debatin për hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit, por thekson se duhet bashkëpunim mes shumicës qeverisëse dhe opozitës në mënyrë që produkti të jetë i gjithëpranuar.

Vasac tha se i takon shqiptarëve që të vendosin për çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

?Ka një projekt të rieditimit të të gjithë Kushtetutës shqiptare. Kryeministri është shprehur në mënyrë publike dhe në Parlament në lidhje me këtë. Ka edhe një qëndrim të presidentit të vendit, i cili na mblodhi ne të gjithë ambasadorëve të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar dje. Ju përket shqiptarëve dhe vetëm atyre që ta trajtojnë këtë çështje. Ka një kalendar i cili është vendosur dhe nëse do të respektohet ose jo kalendari këtë do ta tregojë koha. Por do të duhet një bashkëpunim i pozitës dhe opozitës në mënyrë që ne të marrim një rezultat?.

Ambasadorja vuri theksin te nevoja për konkrektizimin e këtij debati, në mënyrë që ti hapet rruga organizimit të tryezës së parë ndërqeveritare për procesin e anëtarësimit në BE.

?Ashtu si ju e dini ne 25 mars janë hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të fokusohemi tek konkluzionet dhe kjo nuk është diçka e re. Qëllimi kryesor është që të konkretizohet situata, në mënyrë që të kemi konferencen e parë nderqeveritare. Është gabim të themi papushim që po shtohen kushtet për Shqipërinë. Unë ju sugjeroj që të lexoni konkluzionet e 25 Marsit dhe konkluzionet e mëparshme. Interesi i Shqipërisë është që të mbahet sa më parë konferenca ndërqeveritare dhe për këtë është duke punuar ambasadori Zef Mazi i emëruar nga kryeministri?.

Deklaratat ambasadorja franceze I bëri në Pogradec pas një takimi që zhvilloi në bashkinë e këtij qyteti, së cilës i dhuroi edhe 300 maska kundër Covid.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/