Report Tv-Zjarr i madh në Synej të Kavajës, tre zjarrfikëse nisen me urgjencë nga Tirana

  • 6 years ago
KAVAJE - Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Synej të Kavajës. Report Tv mëson se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore, ndërsa aty pranë ndodhen edhe zona të banuara.

Situata alarmante ka bërë që të nisen me urgjencë nga Tirana tre zjarrfikëse. Gjithashtu janë dërguar zjarrfikëse edhe nga Kavaja dhe Durrësi, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Recommended