Zjarr i madh ne Synej te Kavajes

  • 6 years ago
Një zjarr i madh ka rënë sot pasdite në Synej të Kavajës, ku është dashur ndërhyrja e disa mjeteve zjarrfikëse për ta vendosur nën kontroll. Në pamjet e publikuara nga tvklan.al, duket që zjarri vazhdon edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Në vendngjarje kanë shkuar edhe zjarrfikëse nga Tirana, të cilat janë duke punuar për të shuar flakët. I pari ka qenë kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja, i cili ngriti alarmin për zjarrin e madh që kishte rënë në Synej. Ai kërkoi ndihmë për ardhjen nga forcave emergjente nga Tirana, për shkak se nuk mund të përballohej nga mjetet zjarrfikëse të qytetit. Aktualisht, është duke u punuar ende për të vendosur zjarrin nën kontroll.

Recommended