PS: Basha sulmon sipermarresit per ti gjobitur

  • 6 years ago
Socialistët denoncuan me emra konkrete sipërmarrësish skemën gjobëvënëse që përdor, sipas tyre, kreu i opozitës ndaj atyre që më pas i lufton si oligarkë.

"Kompania ?Gener 2?, në pronësi të zotit Bashkim Ulaj u akuzua disa ditë më parë nga Lulzim Basha, si e inkriminuar, pasi pritet të ndërtojë rrugën e re ?Tiranë-Thumanë-Vorë?.

Shumica drejton dhe pyetje për të cilat kërkon përgjigjen kryetarit të demokratëve.

"Përse kur zoti Bashkim Ulaj paguan 220 milionë lekë për kunatin e Lulit, ai është sipërmarrës i ndershëm; kurse kur kontraktohet nga shteti për të ndërtuar rrugë, duke hapur edhe vende pune, qenkërka i inkriminuar?"

Socialistët thonë se do të vijojnë të provojnë atë që thuhet prej kohesh brenda selisë blu, që Lulzim Basha nuk e ka hallin as tek njerëzit, as te opozita, por te xhepi i tij dhe i kunatit të tij.