Report TV - Manastriliu në Pezë: Shërbimet shëndetësore, tashmë pa burokraci për qytetarët

  • 6 years ago
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Qendrën Shëndetësore Pezë e Madhe.

Në fjalën e saj, Manastirliu është shprehur se kushtet e infrastrukturës dhe po ofrohen pa burokraci për qytetarët, me përdorimin e recetës elektronike.

Sjellim jo vetëm kushte më të mira të infrastrukturës por edhe shërbime të integruara, duke filluar nga kontrolli mjekësor bazë, duke vijuar me konsultorin e nënës dhe fëmijës dhe të gjitha shërbimet bazë, të cilat do të ofrohen pa burokraci për qytetarët, me përdorimin e recetës elektronike, tashmë nga çdo mjek familje, në çdo qendër shëndetësore në vend.

Ogerta Manastirliu, ministre
Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek sistemi i meritokracisë, i vendosur me portalin ?Infermierë për Shqipërinë?.

Në sistemin shëndetësor publik u punësuan 590 infermierë përmes portalit ?Infermierë për Shqipërinë? dhe 800 infermierë të tjerë janë në listën e fituesve që presin të punësohen nëpërmjet kësaj platforme, që është transparente dhe siguron që më të mirët, të jenë pjesë e sistemit tonë shëndetësor.

Ogerta Manastirliu, ministre
Rehabilitimi i 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave brenda vitit 2018 është pjesë e programit kombëtar të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, i cili do të transformojë kujdesin shëndetësor parësor nga veriu në jug të vendit.

Recommended