Zyrtarizohet kërkesa për Eurobond - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 6 years ago
Shqipëria shpalli zyrtarisht kërkesën në tregjet ndërkombëtare për të marrë 500 milionë euro borxh përmes emetimit të një eurobondi me afat 5 vjeçar. Ankandi pritet të zhvillohet javën e ardhshme dhe paratë do të përdoren për financimin e buxhetit, por edhe për të zëvendësuar borxhet e marra në të kaluarën me interesa më të larta. Agjencitë e specializuara financiare parashikojnë se operacioni do të jetë i suksesshëm duke i siguruar Shqipërisë hua me interesa të favorshme.

Recommended