Ora News - Atmosfera mes gazetarëve dhe VIP-at në fluturimin e "Air Albania'

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sot nisin fluturimin e parë me Air Albania perzonazhet e njohura të ekranit shqiptar.

Pas nxënësve e studentëve ekselentë, gazetarët dhe VIP-at janë të përzgjedhurit për të testuar linjën ajrore shqiptare.

Midis tyre edhe moderatorja e emisionit 'Ditë e Re' në Ora News, Dajana Shabani.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me bashkëmoderatorin e 'Ditë e Re' Besim Metani, Dajana ka mundësuar edhe disa intervista me personazhet e tjerë të njohur që do fluturojnë me Air Albania.

Midis tyre ishin Albana Osmani, Anjeza Maja, Amarda Toska dhe Ermal Mamiqi, Iva Tiço që dërguan mesazhe për shqiptarët.

Albana Osmani: "Do të nisë kështu një mesazh për të ardhmen e fëmijëve, kësaj rradhe duke fluturuar edhe më bukur me krahët tanë pranë Air Albania. Ju përshëndes të gjithëve, ditë të mbarë dhe jini mirënjohës."

Kazhani tha se është krenare që po udhëton me një linjë shqiptare.

Mira Kazhani: Është një ndjesi krenare, po e bëj me kënaqësinë më të madhe. Jemi shumë kurioze."

Iva Tiço tha se është gjë e bukur të udhëtosh me avion shqiptar.

Iva Tiço: "Gëzuar ditën e re, paçi një ditë sa më të bukur dhe me diell. Ne po ikim në Stamboll dhe mua më pëlqen shumë. Është gjë shumë e bukur që po udhëtojmë me një avion shqiptar."

Fluturimi do të nisë në orën 10:00 të mëngjesit të së premtes. Gazetarët dhe VIP-at do të vizitojnë disa vende turistike në Stamboll ndërsa do të nisen në Shqipëri rreth orës 21:00
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gazetaret-dhe-vip-nisin-fluturimin-e-pare-me-air-albania-mesazhe-shqiptaret

Recommended