Report TV - Ndryshimi i aleancave/ Pakti Basha-Idrizi - Si u tall PD me Çështjen Çame

  • 6 years ago
Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi u largua zyrtarisht nga koalicioni me Partinë Socialiste duke iu bashkuar i vetëm koalicionit opozitar, pasi tre deputetët e PDIU refuzuan të ndryshonin pozicionin politik. Si gjithmonë, arsyeja e lëvizjes së radhës së Shpëtim Idrizit është, sipas tij, kauza çame. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU, Shpëtim Idrizi, deklaroi se kishte gabuar që i kishte besuar kryeministrit Edi Rama zgjidhjen e Çështjes Çame. Disa ditë më vonë, Idrizi nënshkroi një marrëveshje me 6 pika me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, e cila si kryefjalë ka zgjidhjen e Çështjes Çame. Partia Demokratike dhe PDIU kanë një përvojë bashkëpunimi për zgjidhjen e Çështjes Çame.

Kjo përvojë konfirmon se Çështja Çame është thjeshtë një tymuese e Lulzim Bashës dhe Shpëtim Idrizit për marrëveshjen me 6 pika, pas të cilës duket se fshihen interesat e përbashkëta për pushtet. Gjatë tetë viteve në pushtet, i gjithë angazhimi i Partisë Demokratike për adresimin e Çështjes Çame konsiston vetëm në riaktivizimin e një Rezolute për Çështjen Çame, e cila ishte hartuar dhe votuar në vitin 2004.

Loja e PD

Partia Demokratike bllokoi dhe refuzoi të miratonte një rezolutë për Çështjen Çame para zgjedhjeve të 2013. Në vitin 2012, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi paraqiti një rezolutë për miratim në Kuvend. Dokumenti u mbajt i bllokuar për disa muaj, për shkak se miratimi i saj mund të prodhonte një reagim të fortë nga Athina. Me afrimin e zgjedhjeve të 2013, Shpëtim Idrizi shtoi presionin mbi PD për ta miratuar, ndërsa deklaroi se do të jepte dorëheqjen nëse rezoluta nuk miratohej. ?Unë personalisht e kam lidhur fatin tim politik me këtë rezolutë, duke thënë që nëse rezoluta nuk miratohet unë do të japë dorëheqjen. Çdo forcë politike që nuk do ta mbështesë këtë rezolutë absolutisht nuk do të afrohej që të kërkonte mbështetje apo bashkëpunim me ne?, tha Idrizi. Dokumenti me 13 pika nuk u miratua nga Partia Demokratike. Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, tha se nuk pranonte presion për këtë çështje. Sipas tij, ?natyrisht dua të them këtu se kjo nuk bëhet nga një mazhorancë, nga asnjë forcë politike, kundrejt asnjë lloj forme presioni?.

Recommended