Në radhë për te mjeku - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 6 years ago
Që në orën 6 të mëngjesit në Poliklinikën Qendore të Fierit pacientët vendosen në radhë. Disa prej tyre kanë ardhur që në orën 4:30. Ata kanë ardhur për të kryer vizitën pranë mjekut specialit osë për të bërë analizat. Është mjeku i familjes ai që vendos për datën dhe orën e vizitës. Më pas, pacienti duhet të paraqitet pranë poliklinikës për të marë në recepsion numrin e radhës së vizitës. Pikërisht një gjë e tillë ka bërë që qytetarët të vendosen në radhë që në orët e para të mëngjesit.

Recommended