Ora News - Gjirokastër, gjysma institucioneve nuk kanë dorëzuar asnjë dokument në Arkivën e Shtetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gati gjysma e institucioneve në qarkun e Gjirokastrës për 28 vjet nuk kanë dorëzuar asnjë dokument në arkivën e Shtetit! Shqetësimin e ngriti drejtori i Arkivave vendore, duke theksuar se kjo është në shkelje të plotë të ligjit!

140 nga 320 institucione në qarkun e Gjirokastrës nuk kanë dorëzuar prej 28 vitesh asnjë dokument në Arkivën e Shtetit!

Drejtori i Arkivave Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, Pashk Alia ngriti këtë shqetësim pas inspektimit të arkivave lokale!

Pashk Alia: Janë 160-180 institucione që nuk kanë dorëzuar asnjë dokument në arkiv. Pra jemi në shkelje të ligjit prej 28 vitesh.

Duke theksuar se kjo që ka ndodhur është në shkelje të plotë të ligjit, Ai tha se punonjësit e arkivave kanë vjedhur shtetin duke marrë rrogën pa kryer punën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjirokaster-gjysma-institucioneve-nuk-kane-dorezuar-asnje-dokument-ne-arkiven-e-shtetit

Recommended