Ora News - Nikolla dhuron libra për kategori të veçanta përfituese në Mirditë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrat dhe kryetarët e bashkive janë angazhuar në shpërndarjen e teksteve shkollore falas për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën. Ministrja e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndërmarë një nismë për të ndihmuar familjet në nevojë që fëmijët mos të braktisin shkollën. Ndërkohë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhuroi libra për një familje në nevojë në Ndroq.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka dhuruar libra për familjet nga kategoritë e veçanta përfituese në zonat e Mirditës

Dy vajzat e vogla të familjes Nikolli, Eitilda dhe Erjana morën në familjen e tyre nga ministrja pakon e librave duke marrë edhe urimet për një vit shkollor sa më të mbarë.

Znj. Nikolla deklaroi se ky është një hap i parë për t?u qëndruar sa më pranë këtyre familjeve dhe për t?u lehtësuar shpenzimet që do duhet të kenë gjatë ditës së parë të shkollës duke u premtuar se për këto familje do të bëhen edhe më shumë.

Kryefamiljarja e familjes Nikolli pohoi se librat falas janë një ndihmë që u ka lehtësuar buxhetin e tyre minimal ndërsa deklaroi se këtë vit nuk do i duhet të marrë para borxh për të blerë librat për vajzën në klasën e V-të dhe të rimbursohet pasi librat fëmijët i morën në dorë pa paguar asgjë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nikolla-dhuron-libra-kategori-te-vecanta-perfituese-ne-mirdite

Recommended