Ora News - Agolli rikthehet kapiten tek kombëtarja: Më duket sikur nuk jam larguar kurrë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ansi Agolli do të jetë kapiteni i Kombëtares në ndeshjen ndaj Izraelit. Kështu ka vendosur tekniku italian, Christian Panucci për sfidën e nesërme të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi ishte prezent në konferencën për shtyp bashkë me teknikun kuqezi të zhvilluar në ?Elbasan Arena?, ku u shpreh i lumtur për rikthimin dhe optimist në lidhje me sfidën e nesërme.

"Më duket sikur nuk kam ikur nga Kombëtarja, dhe kam 1 jetë. Po të njëjtët djem, që do të japin maksimumin. Është një klimë pozitive. Kemi punuar mirë. Skuadra është gati për nesër. Nuk është momenti të kujtojmë humbjet në miqësore. Në bazë të humbjeve, grupi ka marrë shumë mësime. Nesër do të jetë diçka ndryshe," tha fillimisht Agolli.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/agolli-rikthehet-kapiten-tek-kombetarja-me-duket-sikur-nuk-jam-larguar-kurre

Recommended