Task-Force per Durres - Kukes

  • 6 years ago
Në datën 17 Shtator do të nisë aplikimi i tarifës në Rrugën e Kombit, por linjat e transportit publik në qarkun e Kukësit do të kenë një çmim të reduktuar prej 100 lekë për çdo kalim në këtë segment. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka marrë masat që askush të mos rrisë në mënyrë abuzive çmimin e biletës për udhëtarët, pasi ndëshkimi do të jetë i rëndë: heqje e licencës.

Strukturat e policisë gri të cilat bënin më parë kontrollin e linjave të transportit sot janë shkrirë, por Gentian Keri, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës thotë se është ngritur një Task-Forcë që do të kryejë këto funskione. Në fokus të saj do të jetë monitorimi i të gjithë linjave, por gjatë Shtatorit kontrolli do të përqëndrohet më shumë në qarkun e Kukësit.

Për të udhëtuar nga Kukësi në Tiranë bileta kushton 400 Lekë, dhe nuk do të lejohet që asnjë nga 11 linjat e licencuara për transportin publik të rritë çmimin e biletës. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës çmimi për çdo kilometër është i përcaktuar nga Ministria e Financave për çdo linjë urbane.

Recommended