Ora News - Deputetja e PD: Po diskutohet edhe djegia e mandateve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në tryezën e diskutimeve për aksionin e opozitës po diskutohet edhe diegia e mandateve. Këtë e bëri të ditur deputetja e PD, Dhurata Çupi në studion e lajmeve të Ora News.

Çupi tha se po diskutohen të gjitha opsionet, përfshi edhe djegien e mandateve. Ajo deklaroi se është ngritur një grup i përbërë edhe nga teknicine, që do të vendosë një plan të punës të gjitha grupeve parlamentare të opozitë.

Dhurata Çupi: Të gjitha opsionet janë të mundshme. Ajo që sot ne duhet të diskutojmë është çfarë i sjell mirë qytetarit. I sjell mirë qytetarit një grup parlamentar opozitar që do të qëndrojë pranë qytetarëve, denoncon çdo aferë të kësaj mazhorance, apo një grup parlamentar që mos të jetë dhe të jetë inegzisten. Pra diegia e mandateve mbetet opsion. Po diskutohen të gjitha opsionet, ka një grup pune me kryetarët e partive opozitare dhe më gjerë, me teknicienë dhe politikanë me eksperiencë. Ky grup do të vendosi një plan të punës të gjitha grupeve parlamentare të opozitës. Do të jetë i detajuar, do bëhet publike dhe do diskutohet në detaje me çdo qytetar si do të dilet nga kjo gjendje kritike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deputetja-e-pd-po-diskutohet-edhe-djegia-e-mandateve

Recommended