Report Tv-Kuvendi mblidhet pa opozitën
  • 6 years ago
TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë parlamentare pas shkëputjes së pushimeve. Në sallë prezent kanë qënë vetëm deputetët e maxhorancës, ndërsa opozita (PD, LSI dhe aleatët e tjerë) siç edhe kishte paralajmëruar ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër.

Seancën e hapi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili në fjalën e tij u bëri edhe njëherë thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë për të shkuar më afër Europës.

Ftoj të gjitha grupet politike që të ndalin luftën për pushtetin e radhës, beteja jonë e përbashkët është për integrimin në Europë. Ky proces do të jetë objektiv i Kuvendit, dhe mbetet i pandryshuar. Të gjithë së bashku duhet të mësojmë nga përvoja e parlamentit kroat, i cili ka mundësuar të gjithë kuadrin e përafrimit me ligjet e BE me konsensusin e të gjitha palëve.

Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit
Në fjalën e tij, Ruçi përmendi edhe reformën në drejtësi duke u shprehur se ajo do të garantojë zbatimin e të drejtave të qytetarëve.

Fakti që 56% e gjyqtarëve u shkarkuan tregon që kjo ishte një domosdoshmëri për këtë sistem. Mosmiratimi i ligjit për Magjistratët tregon se dakortësia nuk u mbështet nga ana e opozitës. Kemi rastin që ta korrigjojmë në këtë sistem të ri parlamentar. Nuk është në dorën e Kuvendit apo Qeverisë për t?i dhënë të drejtën qytetarëve.

Qëllimi i reformës është garantimi i zbatimit të të drejtave të qytetarëve. Brenda këtij sesioni duhet të finalizohet ngritja e organeve të reja të drejtësisë . Këshilli për legjislacionin nuk përmbushi detyrën ndaj 5 vendimeve te Gjykatës Kushtetuese. Kostot e reformës ciladoqofshin jemi të dënuar t?i shërbejmë interesit publik.

Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit
Recommended