PS nis punen per zgjedhjet lokale

  • 6 years ago
Pas fushatës së llogaridhënies që qeveria zhvilloi në muajt Maj dhe Qershor, tani do të jetë radha e kryebashkiakëve socialistë të rithehen për të bërë të njëjtën gjë, por tashmë në funksion të zgjedhjeve lokale të 2019.

Ky proces do të zgjasë për afro 4 muaj deri kur do të nisë faza zytare e përzgjedhjes së kandidaturave, ku do varet ?fati? i atyre që aspirojnë për një mandat te dytë apo të tretë.

Vendimi është marrë nga kryesia socialiste që u mblodh këtë të hënë për t'i paraprirë Asamblesë Kombëtare të 7 Shtatorit.

Një tjetër fushatë paralele me këtë të kryebashkiakëve do të jetë ajo për anëtarësimet e reja. Me moton ?Partia Socialiste e hapur për ty?, objektivi i vendosur nga kryesia është që deri në fund të vitit të mund të ?rekrutohen? 30 mijë anëtare të rinj.

Në mbledhje u diskutua dhe për riformatim por jo të kabinetit qeveritar siç pritej, por Sekretariatit të PS. Aktualisht kjo forcë pas dorëheqjes së Bashkim Finos nuk ka Sekretar Organizativ, çka në prag të fushatës e bën të domosdoshme zëvendësimin e tij.

Kryesia ka diskutuar dhe për strategjinë parlamentare të këtij sesioni, si dhe marrëdhëniet me opozitën.

"Ne jemi për dialog konstruktiv", tha Taulant Balla pas mbledhjes.

Burime i thanë Tv Klan se në mbledhje nuk u diskutua për paktin që Kryeministri premtoi se në Shtator do t'i ofronte opozitës dhe po ashtu nuk është diskutuar për ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar.

Recommended