Veseli: Jo pazar me Mitrovicën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Kuvendi të Kosovës Kadri Veseli tha se Mitrovica nuk do të jetë kurrë pjesë e bisedimeve për shkëmbim territoresh.



?Kurrë nuk do të ketë pazar me Mitrovicën. Mitrovica është e shenjtë. Ata që vetëm e çojnë ndërmend të flasin për pazar me Mitrovicën, ata janë vetë që ndjellin të keqën për Kosovë. Unë, presidenti i Kosovës dhe kryeministri jemi të vendosur ta çojmë përpara Kosovën. Do të punojmë bashkërisht për Mitrovicën, është pjesa e Lagjes së Re në lumin Ibër, te Liqeni që do ta zbukuroj Mitrovicën dhe në të njëjtën kohë shqiptarët dhe serbët do të jetojnë në një qytet të bashkuar?

 

Sipas kreut të Kuvendit, i cili është vete nga Mitrovica, Kosova i ka një detyrim të madh qytetarëve të Luginës së Preshevës, pasi sipas tij ata janë më të diskriminuarit në Europë.



?Kosova ka obligim ndaj shqiptarëve që jetojnë në të gjithë botën, por më së shumti nevojë kanë qytetarët më të diskriminuar në Evropë, shqiptarët e Luginës së Preshevës, ata janë vëllezërit tanë nga Lugina e Preshevës.?



Veseli nënvizoi se shqiptarët e Luginës së Preshevës ose të jenë në Kosovën e pavarur dhe sovrane, ose domosdoshmërish Serbia t?i respektojë ata ashtu siç i respektohen serbët në Kosovë.

Recommended