Rinis “Al Pazar” në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rinis spektakli i humorit në Vizion Plus. ?Al Pazar? vjen edhe këtë sezon plot dinamikë dhe ritëm. Si gjithmonë nën moderimin dhe kujdesin e Agron Llakajt, ky show do të ofrojë më shumë se humor. Së bashku me një ansambël aktorësh në skenë, Llakaj rikthen nga sot të qeshurat e se shtunës mbrëma ne Vizion Plus. Spektakli i humorit në Vizion Plus vjen me një skenografi ndryshe. E përtej kësaj, trupa e këtij teatri u ka hapur dyert edhe aktorëve të rinj. Të frymëzuar nga aktualiteti në vend, këtë sezon ?Al Pazar? vjen edhe me dy rubrika të reja. Megjithatë ashtu sikurse edhe një sezon më parë, personazhet më të njohur të spektaklit dhe emra më në zë të humorit në Shqipëri nuk do të mungojnë në asnjë takim me ?Al Pazar?. Edhe pse Llakaj pohon se ka një konkurrencë të fortë me ngjarjet në parlamentin shqiptar, ai ju fton të ndiqni ?Al Pazar? mbrëmjeve të së shtunave, pasi humori që ofron Vizion Plus është zgjedhja më e mirë që mund të gjeni.

Recommended