Veseli në Hagë, intervistohet nga Specialja - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli këtë të martë do të intervistohet në Hage nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t? Specializuar t? Kosovës lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kreu i PDK-së para nisjes për në Hagë është shprehur se ky është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.?Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së. Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pas fatin t?i shërbejë atdheut të vet. Edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj Zotin për këtë. Dua të rikonfirmoj edhe njëherë se me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare.?Gjithashtu Veseli ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Recommended