Ora News - President ia arrite! Videoja e aventurës së Ilir Metës drejt majës së Jezercës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Ilir Meta është i vetmi president në Shqipëri i cili është ngjitur deri në majën e malit të Jezercës.

Maja më e lartë e Alpeve Shqiptare me lartësi 2694 m dhe e katërta majë e lartë e Shqipërisë pas atyre të Korabit.

Në profilin zyrtar të presidentit Meta në facebook është publikuar videoja e aventurës së ngjitjes dhe zbritjes nga kjo majë e rrezikshme. Kjo tregon se presidenti gëzon shëndet dhe fizik të mirë.

Në majë alpinisti i thotë: President ia arrite!

Maja e Jezercës ngrihet vertikalisht në trajtën e një piramide, duke mbizotëruar gjithë hapësirën midis Thethit dhe Valbonës. Presidenti Meta këtë verë e ka shfrytëzuar për të promovuar bukuritë natyrore jo vetëm në Shqipëri por dhe në Kosovë dhe në Mal të Zi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/president-ia-arrite-videoja-e-aventures-se-ilir-metes-drejt-majes-se-jezerces

Recommended