Report Tv-Pranimet në fakultete/ Dekanët: Sivjet mesatarja më e lartë
  • 6 years ago
Duke nisur nga data 30 gusht deri më 12 shtator të gjithë maturantët e shpallur fitues në fazën e parë të pranimeve duhet të kryejnë regjistrimet pranë fakulteteve. Katër dekanë të Universitetit të Tiranës, të cilët kanë edhe fluksin më të madh të kërkesave, kanë pohuar se këtë vit mesatarja e pranimeve ka qenë e lartë.

Si aplikime janë 20320, si numër aplikantësh janë 10850. Ajo që verifikohet është cilësia e lartë e maturantëve, nga nota mesatare 9.9 dhe më e ulëta për fituesit e shpallur në fazën e parë është 9.6.

Dhori Kule, Dekan i Fakultetit Ekonomik
Për maturantët që nuk janë shpallur ende fitues, dekanët u kanë bërë apel të rinjve që të ndjekin me kujdes fazat e regjistrimit, për të përfituar nga vendet e mbetura bosh pas raundit të parë.

Në raundin e parë 380 vende sikur të regjistrohen të gjithë fituesit e shpallur, 380 vende mbeten bosh, sepse janë fitues në disa degë.

Dhori Kule, Dekan i Fakultetit Ekonomik
Ne shkojmë edhe tej numrit 2 mijë të aplikantit të renditur në klasifikim dhe se ata studentë që kanë preferenca , por që ajo preferencë nuk u ka dalë, me kalimin e fazave në raundin e dytë, kanë të drejtë të riaplikojnë.

Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit Juridik
Duke përfituar nga dalja për regjistrimet e maturantëve, dekanët kanë folur edhe për ngërçin e krijuar prej një viti në Universitetin e Tiranës.

Gjatë muajit gusht ministria ka përcjellë raportin përfundimtar, gjetjet, verifikimet, shkeljet janë të rënda, presim respektimin e ligjit, nuk ka rrugë tjetër.

Dhori Kule, Dekan i Fakultetit Ekonomik
Krahas pranimeve të reja, nga 3-14 shtator në fakultetet e Tiranës, do ta hapen edhe regjistrimet për studentët që duan të transferojnë studimet pranë Universitetit të Tiranës.
Recommended