Ora News - Librazhd, 9 të plagosur nga përplasja e dy mjeteve tek"Ura e Murrashit"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd, në vendin e quajtur "Ura e Murrashit".

9 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e mjetit mikro autobuz me targa AA 279 UO që drejtohet nga shtetasi B.D 54 vjeç, banues në Kuçovë me një automjet mjetin tip "Land Rover" me targa DR 3997 F me drejtues shtetasin A.N. 35 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 9 pasagjerë të dy mjeteve të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/librazhd-9-te-plagosur-nga-perplasja-e-dy-mjeteve-tekura-e-murrashit

Recommended