Report Tv-Dekomunistizimi/ Projektligji i PD-së në fazën e fundit

  • 6 years ago
Propaganda komuniste në përdorimin e simboleve, në kinematografinë shqiptare, por edhe në letërsinë e para viteve ?90, duhet që të diktohet nëpërmjet një shënimi. Çdo vepër, libër apo film duhet që të ketë një shënim përkatës, që lexuesi apo spektatori të kuptojë dhe bëjë dallimin, nëse kanë në përmbajtjen e tyre propagandë ose jo.

Sot kësaj ideje, të shkrimtarit Agron Tufa, njëkohësisht kryetar i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i është bashkuar edhe Partia Demokratike, e cila është duke përfunduar hartimin e projektligjit, që ka për qëllim dekomunistizimin. ?Report Tv? sqaron nëpërmjet Kryetarit të Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik, Nebil Çika, i cili pjesë e komisionit të këtij projektligji, se cili është qëllimi i vërtetë i këtij ligji

Është një ligj më i gjerë sesa censura në kulturë, është një ligj që synon dekomunistizimin e Shqipërisë. Pjesa e kulturës, e filmave është një pjesë, kërkon heqjen e titujve të autorëve të krimeve të komunizmit. Një dënim me ligj për ata që mohojnë krimet e komunizmit, sikundër ka ndodhur në vendet e tjera, që kanë kaluar periudhën e komunizmit, ku ata dënohen deri në tre vite. Një nga pikat kryesore është edhe transmetimi pa sqarim i veprave artistike të realizmit socialist, që kanë qenë një propagandë e drejtpërdrejtë të kësaj periudhe. Ajo që ne kërkojmë është që kur këta filma transmetohen edhe libra shpërndahen të ketë një shënim. Për shembull, kjo është një vepër e realizmit socialist, që për kushte specifike më shumë se letërsi është propagandë dhe në Shqipëri kanë ndodhur këto ngjarje gjatë sistemit komunist.

Nebil Çika, kryetar shoqate
Por, çfarë mendojnë botuesit për këtë iniciativë edhe sa është konsultuar kjo iniciativë me ta. Për këtë flet kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri.

Recommended