Ora News - Zjarret në çerdhe, shtohen rojet dhe instalohen kamerat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka marrë disa masa shtesë për të parandaluar rastet e zjarreve në çerdhe.

?Kemi shtuar rojet e Policisë Bashkiake, si dhe rojet e kontraktuara në çerdhe, kopshte e shkolla këtë vit. Do të shtojmë po ashtu pajisjet me kamera, sistemet e alarmit. I kemi trajnuar anëtarët e stafit në të gjitha çerdhet, kopshtet e shkollat për çdo situatë me zjarret, ndaj i bëj thirrje opozitës, bëhu me njerëzit e punës, bëhu me njerëzit e mirë, bëhu me qytetarët, mos hap panik, mos u bëj me rrugaçët, me vandalët, mos inkurajo zjarrvënien, inkurajo zjarrfikësit, ata që shërbejnë, ata që punojnë, ata që e duan qytetin? tha Veliaj i cili dje pasdite mori pjesë në hapjen këndit të lojrave në kuadër të projektit ?Luaj Tirana"

Veliaj u ndal edhe në rastet e fundit të vënies së zjarrit të qëllimshëm në dy çerdhe dhe kazanët e plehrave në kryeqytet

?Ka edhe nga ata, që shyqyr Zotit janë pakica, të cilët thonë ku të gjejmë arsye për të bërë sherr, ku ta gjejmë një zjarr që ka vënë dikush që të themi poshtë qeveria, poshtë bashkia! Kjo nuk është normale! Qyteti duhet të ecë përpara dhe nëse një vandal i vë zjarrin një çerdheje, një kopshti, një këndi lojërash apo një kazani plehrash, minimumi që duhet të bëjmë është të jemi të gjithë bashkë për të ruajtur pronën publike, për t?i dhënë kurajo zjarrfikësve, që i fikin zjarret në pak sekonda, për t?i dhënë kurajo policisë, e cila duhet të gjejë kush janë këta që terrorizojnë qytetin me zjarr. Unë nuk besoj kurrë se opozita ka dorë, por sigurisht ndihem keq kur opozita bëhet me zjarrvënësit, jo me zjarrfikësit. Kjo është për të ardhur keq?, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh i vetëdijshëm se me afrimin e fushatës së zgjedhjeve të ardhshme vendore lufta politike do të ashpërsohet, por kërkoi prej opozitës që të mos bëjë politikë me fëmijët dhe me njerëzit që punojnë çdo ditë për të ndryshuar qytetin.

?Dua të siguroj të gjithë ata që kanë fëmijët e tyre në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranës; mbaj mend se tre vite më parë çerdhet e kopshtet ishin si biruca, madje ishin më poshtë, ishin më të rrënuara se shumica e burgjeve të Shqipërisë, dhe thashë: ku po i çojmë fëmijët!? Sot, falë shumë prej donatorëve, çerdhet e kopshtet e Tiranës janë model. Pra, unë nuk e di kush janë arsyet e rrugaçëve që vënë zjarr në punët publike në Tiranës, megjithatë mos e dhëntë Zoti kurrë që të mendoj se këtu ka dorë opozita, se në fund të fundit, janë me pushime në Hollandë, se kur s?bënë 4 vjet shkolla, kopshte, çerdhe, nuk do i prishin pushimet për të bërë këto punë?, tha ai.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zjarret-ne-cerdhe-veliaj-mos-e-dhente-zoti-te-mendoj-se-ka-dore-opozita

Recommended