Ora News - Paralajmërimi i deputetit të PD: Përballje si asnjëherë tjetër me mazhorancën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka paralajmëruar në nisje të sesionit të ri politik një përballje si asnjëherë tjetër me mazhorancën. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti demokrat tha se kjo përballje do të jetë frontale dhe pa asnjë kompromis me qeverinë.

Balliu: Një gjë është e sigurt se qytetarët do të shohin një përballje si asnjëherë tjetër me mazhorancën. Do të jetë një përballje frontale dhe pa asnjë kompromis me mazhorancën sepse kjo mazhorancë nuk përfaqëson sot as klasë politike, as klasë intelektuale, as klasë gazetarie, asnjë lloj klase. Kjo mazhorancë sot përfaqëson krimin e organizuar. Çdo oficer i kësaj mazhorancë është i implikuar me një narkotrafikant apo me një tjetër dhe për këtë mjafton të shohësh Taulant Ballën, Saimir Tahirin, Olsi Ramën dhe kë të doni tjetër, se ka sa të duash në atë grup parlamentar. Prandaj PD kompromis me përfaqësues, zëdhënësa të krimit të organizuar nuk do të ketë. Ndaj përballja me mazhorancën do të jetë frontale dhe totale sic nuk është parë më parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paralajmerimi-i-deputetit-te-pd-perballje-si-asnjehere-tjeter-me-mazhorancen

Recommended