Report TV - Raporti-Kuvendi ul eficencën, 17 deputetë memecë, Krasniqi: Braçe e Tabaku, më aktivët
  • 6 years ago
Edhe pse viti parlamentar që u mbyll ishte i pari i një maxhorance të plotë e të fortë të Partisë Socialiste, Kuvendi rezulton të ketë miratuar më pak ligji sesa një vit më parë, që ishte vit elektorale. Një raport i Institutit të Studimeve Politike thotë se shtator 2017-shtator 2018 Kuvendi ka miratuar vetëm 129 akte, krahasuar me 182 të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Dobësi jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi, thotë Afrim Krasniqi.

Sezoni parlamentar është dominuar nga konfliktualiteti politik, i cili ka ndikuar tërësisht edhe në axhendën parlamentare. Nëse u referohemi akteve ligjore të miratuara, numerikisht, por sidomos në përmbajtje, numri i miratimeve është më shumë më i vogël, krahasuar me një viti më parë, që ishte edhe vit zgjedhor dhe puna në parlament përfundoi që në fund të muajit maj. Janë ligje dytësore, ligje të rëndësishme për ndonjë fushë, po asnjëra refromë sektoriale. Nuk kemi asnjë ligj që të thuhet me krenari që këto 6 muaj bëmë këtë reformë.

Afrim Krasniqi Instituti i Studimeve Politike
Raporti vijon se më aktivët, janë paralelisht edhe më konfliktualët, ndërsa më të pasurit, janë më pasivët në Kuvend.

Në vendin e parë Erjon Brace nga Partia Socialiste, dhe Jorida Tabaku nga Partia Demokratike për 6 muajt e fundit. Edhe në renditjen vjetore janë të njëjtit njerëz, përfshirë dhe Albana Vokshin. Sidomos në listën e fundit të deputetëve më pak aktivë janë deputetët biznesmenë, nga periferia nëse mund ta themi, që sic duket kanë ardhur në parlament për shkak të një ambicieje parlamentare, por nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Kanë dy tre mandate mbase, po nuk kanë lënë asnjë gjurmë në jetën parlamentare dhe janë bërë aktivë vetëm në ndonjë rast kur ka pasur incidente apo akuza.
Recommended