Ora News - Korrigjimi i kufijve, Andoni: 'Makeup' i rrezikshëm. Serbët po luajnë në humbje
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Ben Andoni tha se ideja e korrigjimit të kufijve është një 'makeup' i rrezikshëm si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Andoni tha se shqiptarët kanë filluar të ruajnë një ekulibër dhe serbët e Kosovës kanë filluar të riintegrohen në Kosovë.

Ben Andoni: Ky korrigjim që po thuhet, që për mua është një 'makeup' shumë i rrezikshëm për të dyja vendet sepse nuk duhet të harrojmë që pjesa e cila kërkohet që të jetë nën juridiksionin serb ka resurse kryesore të Kosovës. Nga ana tjetër Serbia prap le një pjesë të madhe të popullatës së saj në territorin e Kosovës, që nuk do kenë më këtë performancë me kosovarët shqiptarë sepse deri tani shqiptarët kanë filluar të ruajnë një ekulibër dhe serbët e Kosovës, kanë filluar të riintegrohen në Kosovë.

Andoni tha se ka ardhur koha e shënjimit real të kufirit të Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa renditi dy gabimet e Serbisë, analisti tha se serbët në këto momente po luajnë në humbje.

Ben Andoni: Ka ardhur koha për shënjimin real të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do jetë i vështirë për mendimin tim, sepse serbët janë tërhequr nga Kosova me harta të ish-federatës dhe prap ato harta do të respektohen. Serbët gjithmonë e më shumë nuk do ta lënë Kosovën që të bëjë hapin e vet. Lëshimi i madh do jetë ky për mendimin tim, që do të jetë i dhimbshëm për serbët që të njohin pavarësinë e Kosovës në këmbim të asociacionit të tyre. Asociacioni merr fuqi shumë të mëdha, gati me ato atribute që Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka hedhur poshtë dhe kjo është gati një lloj ndarje e Kosovës. Kjo është dhimbja më e madhe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korrigjimi-i-kufijve-andoni-makeup-i-rrezikshem-serbet-po-luajne-ne-humbje
Recommended