Ora News - Rritet numri i anëtarësimeve në bibliotekat e lagjeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Bibliotekën Kombëtare librat mund ti aksesosh vetëm nëse i lexon në ambientet e saj dhe marrja e tyre me vete nuk lejohet. Ky rregull i ri që ka nisur të aplikohet, duket se ka shtuar frekuentimet në bibliotekat e lagjeve që në kryeqytet janë 8 të tilla. Kushtet në to janë përmirësuar por problem mbetet fondi i librave që më së shumti sigurohet nga dhurimet e individëve dhe një pjesë e vogël nga shtëpitë botuese.

Aspasjana Kërxhalli, Drejtore për Rininë, Bashkia Tiranë: Nga prilli i 2018 ne kemi hapur edhe fushatën e dhurimit të librit, por vetëm për 2017 kanë qenë rreth 15 mijë libra që janë dhuruar në bibliotekat e lagjeve, fokusuar më shumë sipas kërkesave të lexuesve. Këtë nisëm e ka përqafuar një pjesë e shtëpive botuese, kanë qenë dhe individë. Ka pasur edhe nga mosha e tretë që pasi ndahen nga jeta kanë lënë si amanet që bibliotekën e tyre personale t'ia dhurojunë bibliotekës përkatëse.

Në Bibliotekën Musine Kokalari që ndodhet në Njësinë Administrative nr 7 është rritur ndjeshëm numri i anëtarsimeve.

Aspasjana Kërxhalli, Drejtore për Rininë, Bashkia Tiranë: Ajo që ne kemi konstatuar është që nga momenti i rikonstruksionit të bibliotekës kemi një rritje të numrit të lexuesve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rritet-numri-i-antaresimeve-ne-bibliotekat-e-lagjeve

Recommended