Report TV - Besmitarët myslimanë falin Kurban Bajrami, politika uron për paqe, begati e mirësi
  • 6 years ago
Tirane-  Me mijëra besimtarë myslimanë kanë falur Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin Skëndërbej. Besimtarët janë mbledhur që në orën 05:30 për faljen e Namazit dhe më pas kanë falur Bajramin në orën 07:00. 

Para faljes së namazit të Kurban Bajramit u zhvillua një ceremoni me lexim Kur?ani, ligjërata dhe përshëndetje.

Krerët më të lartë të Shtetit, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, kryeopozitarët Basha e Kryemadhi, por edhe figurua të tjera politike uruan sot gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Mesazhet e tyre ishin për harmoni e begati, për më shumë mirëkuptim mes njerëzve, por mbi të gjitha mes vetë politikanëve.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur i pari nga politika shqiptare urimet ndaj besimtarëve myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Me anë të një videoje në Facebook, Rama tregon pamje nga kantieret e punës për rimëkëmbjen e xhamive në vend.

Pas Ramës, një urim ka ardhur edhe nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili ka bërë thirrje që tolerancën si besimtarë, ta plotësojmë edhe me tolerancën si qytetarë. Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë duke u shprehur se lutjet e tij shkojnë për të pamundurit.

Në postimin e tij, ai shkruan se xhamitë janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore.

Ditën e sotme, mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin në sheshin Skëndërbej.
Recommended