Ndertime të pasigurta/ Ekspertet: Me te rrezikuara nga termetet jane zonat ranore

  • 6 years ago
Shqipëria  bënë pjesë te vendet me aktivitet të lartë sizmik. Ditët e fundit janë shënuar lëkundje të mëdha por edhe dëmtime në banesa. Sipas pedagoges dhe ekspertes në fushën e inxhinierisë dhe gjeoteknikës, Luljeta Bozo, ndërtimet në Shqipëri, paraqesin aktualisht problematika të shumta duke nisur që nga ligji me të cilin po punohet, që është  hartuar në vitin 1989 .

Prof.Dr.Luljeta Bozo ,?Profesor emeritus? në fushën e inxhinierisë :Shqipëria është pjesë te vendet me aktivitet të lartë sizmik. 35-40 vjeç, përsëriten tani jemi në atë 40 vjeçarin.

Pas viteve `90 në vendin tonë lulëzuan pallatet shumëkatëshe për të cilat ekspertët e kanë të vështirë të thonë nëse janë të sigurta, pasi edhe baza ligjore mungon.  Ndërkohë që më të riskuara janë godinat e ndërtuara në vitet

63-`75 pasi edhe teknologjia e ndjekur nuk ishte shumë e përparuar.