Surroi për Ora News: Naivitet të mendosh se Serbia lëshon Luginën e Preshevës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi në një intervistë për Ora News, thotë se është naivitet të mendosh se meqë Lugina e Preshevës kërkon të bashkohet me Kosovën, kjo mund të shtrohet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Sipas tij, Serbia është shtet sovran dhe Kosova nuk është e njohur ende prej saj, çka mund t'i bënte të dyja shtetet të barabarta. Ai thotë se Serbia e ka prej 150 vjetësh Luginën e Preshevës si zonë strategjike pasi i ofron asaj lidhje me Vardarin. Ai thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve është që tani precedent i rrezikshëm.

Pjesë nga intervista:

-Në retorikën e dy presidentëve Thaçi-Vuçiç është përmendur togfjalëshi marrëveshje e dhimbshme. A duhet të bëjë Kosova kompromis për hir të njohjes nga Serbia?

Surroi: Nuk e di pse duhet të jenë të dhimbshme marrëveshjet. Dy shtete të pavarura duhet të gjejnë interes të përbashkët dhe interesi i përbashkët i tyre është zhvillimi i marrëdhënieve dhe nuk po shoh dhimbje aty dhe pse të dramatizohet një proces aty ku duhet të ecim përpara drejt gëzimit dhe jo dhimbjes. Serbia ka përafruar disa interesa strategjike që nuk kanë të bëjnë vetëm me Kosovën dhe ajo çka është me rëndësi çka kërkon Kosova në këtë rast dhe jo ç'ka kërkon Serbia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/surroi-ora-news-naivitet-te-mendosh-se-serbia-leshon-luginen-e-presheves
Recommended