Report TV - Kreu i PD në Luginën e Preshevës kundër Berishës: Bashkimi me Kosovën është afër

  • 6 years ago
Ragmi Mustafa, kryetari i Partisë Demokratike shqiptare në Luginën e Preshevës, në një lidhje telefonike për ?Report Tv? është shprehur se beson se bashkimi me Kosovën është shumë pranë, duke kundërshtuar indirekt edhe qëndrimin e shprehur nga Sali Berisha.

I pyetur se si është pritur ideja e bashkimit në Luginë, Mustafa është shprehur se një ngjarje e tillë pritet prej 100 vitesh nga popullsia shqiptare atje.

Kujtojmë se zoti Mustafa u takua pak ditë më parë me ish-kryeministrin Berisha. Ky është takimi ku ish-kryeministri doli me qëndrimin e tij kundër shkëmbimit të territoreve. Kjo ide do vështirësonte bashkimin e Medvegjës, Bujanovcit e Preshevës me Kosovën, e cila nga ana e saj është gati që të pranojë një korigjim me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Recommended