Vizita e Nishanit në Luginën e Preshevës nis me takimet në Bujanoc - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nisi mesditën e së martës vizitën në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, ku do të marrë pjesë në kremtimet për 130-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe dhe festimet për Ditën e Mësuesit. Sipas raportimit të agjencisë ?Presheva Jonë?, mijëra qytetarë të Bujanovcit pritën sot presidentin shqiptar, që arriti në qytet në orët e pasdites. Vizita njëditore e Nishanit në Luginën e Preshevës nisi me takimin me kryetarin e komunës Bujanoc, Shaip Kamberi, me të cilin bisedoi për situatën aktuale politike dhe ekonomike atje, si dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Ne takimin me presidentin Nishani ishte i pranishëm dhe kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit te Bujanocit, Fatmir Hasani, deputete shqiptare ne parlametin e Serbisë etj.Nga përfaqësuesit e qeverisë ishte i pranishëm Zoran Stankoviq, kryetar i Këshillit Koordinues për Jugun e Serbisë. Pritet që edhe ai të takohet me Presidentin e Shqipërisë. ?Presheva Jone? informon se vizita e z. NIshani po ndiqet nga mbi 300 gazetare shqiptare, serbe, por dhe te mediave botërore. Po ashtu, jane angazhuar dhe forca te shumta policore per te siguruar mbarevajtjen e vizites se Presidentit te Republikes se Shqiperise.

Recommended