Lugina e Preshevës, rezolutë për bashkimin me Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi presidenti i serbisë Aleksandër Vucic zhvilloi vizitën e tij dyditore në Kosovë, Preseidenti i Kosovës Hashim Thaci takon përfaqësues të Luginës së Preshevës. Gjatë takimit me presidentin,  përfaqësuesit  propozuan që politikanë të Luginës së Preshevës të jenë pjesë e dialogut final Kosovë-Serbi. Gjithashtu Perfaqesuesit Lugines se Presheves,  Medvegjes dhe Bujanocit, do ti dorëzojnë së shpejti  institucioneve kosovare një draft rezolute, që këto zona ti bashkengjiten Kosoves. Sipas presidentit Thaci te bashkuar dhe te unifikuar mund te realizojme kete objektiv.

Ndërsa kryetari i komunës së Presheves Shqiprim Arifi është optimist se do të jetë një hap pozitiv.

SHQIPRIM ARIFI

KRYETAR I KOMUNES SE PRESHEVES

Shpresojmë që brenda një kohe sa më të shkurter të perkrahni vullnetin tone politik per bashkimin e Luginës me Kosoven, dhe kjo rezolute e jona të kalojë sa më shpejt në parlamentin e Kosovës.Për ne është e rëndësishme edhe përshirja e drejtuesve te Luginës në dialogun final Kosovë-Serbi. Duhet te krijojme një fond kombetar per Luginen e Presheves, per zhvillim ekonomik dhe këtu duhet të ndikojë edhe Shqipëria.Ne duhet te kemi siguri dhe stabilitet. Shpresojme te kaloje draftrezoluta, nuk duam shkembim territoresh por bashkengjitje te Lugines me Kosoven.

Ndërsa Ragmi Mustafa u shpreh i bindur se do të miratohet rezoluta që këto zona të bëhen pjesë integrale e Kosovës.



Përfaqësuesit e Luginës ftuan në Preshevë presidentin Thaci duke theksuar se meqenëse Serbia ështlë një vend demokratik, do ta miratojë lejen e kerkuar.

Recommended