"Duam bashkimin me Kosoven" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Politika në Luginën e Preshevës nuk është kundër qëndrimit të fundit të Hashim Thacit për një bashkim të mundshëm të këtyre territoreve me Kosovën. Në një interviste dhënë për Vizion Plus, Kryetari I partisë Demokratike shqiptare ne Luiginë e Preshebes Ragmi Mustaf, njëkohësisht ish kryetar I komunës së Presheves, madje thotë se ky propoziim është I vonuar.
Megjithatë duket se edhe faktori politik shqiptar në Luginën e Preshevës nuk është tërësisht e unifikuar kur vjen puna për një çështje kaq të rëndësisshme.
Drejtuesi i Partisë Demokratike Shqiptare ne Luginë thotë se nuk do të ishte aspak çudi apo dramë e madhe nëse Kosova do të sakrifikonte edhe Mitrovicen për të pasur në gjrin e vet Presheven
Deklarata e Thacit për korigjim të kufijve ka shkaktuar debatë të shumta ne mjedisin politik të Kosovës. Megjithate kreu I shtetit duke I vendosur per ta cuar propozimin ne tryezen e dialogut me Beogradin.