Ora News - "Spiunët" në rrugë, shoferët: Si në kohën e Enverit!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në akset më problematikë por dhe në ato kryesorë ku ngarkesa është e lartë ka nisur skema e re e verifikimit për shkeljet rrugore. Pasi konstatojnë shkelësit dhe i fotografojnë, ata e përcjellin informacionin te patrulla me e afërt e policisë e cila nisur nga shkelja vendos penalitetin ndaj drejtuesit të mjetet apo motoçikletave.

Në këtë mënyrë synohet të parandalohen aksidentet. vetë drejtuesit e mjeteve nuk e cilësojnë të drejtë madje thonë se kjo metodë është rikthim në kohën e komunizmit.

Shoferë: Duket si në kohën e Enverit, na kanë vënë spiunë pas.
-Duket sikur po kthehet koha e kaluar.

Pranojnë se u jep më shumë përgjegjësi në drejtimin e mjetit por nuk e mohojnë se ndihen nen presion.

Shoferë: Na shkakton frikë se nuk dimë kë marrim në makinë.

Por të tjerë e cilësojnë të drejtë. Kjo metodë që u aplikua për herë të parë në Tiranë do të përdoret edhe në qytetet e tjera të vendit. Vetëm ditën e enjte përmes agjentëve verifikues civil Policia e Shtetit ndëshkoi në kryeqytet rreth 350 drejtues mjetesh dhe motomjetesh ndërsa u vendosen në pranga 14 të tjerë për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/spiunet-ne-rruge-shoferet-si-ne-kohen-e-enverit

Recommended