Ora News - VIVA ndërhyn me sukses për fikjen e zjarreve në Suedi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Viva Helikopters" ka ndërhyrë me sukses për fikjen e zjarreve në Suedi.

Prej 20 ditësh zona të tëra të këtij shteti janë nën pushtetin e flakëve çka detyruar qeverinë që të kërkojë ndihmë nga BE për të menaxhuar situatën. Viva është kontaktuar nga qendra Evropiane e Menaxhimit të Emergjencave Civile për të marrë pjesë në këto operacione për fikjen e flakëve.

Kompania gjermano-shqiptare Viva Helikopters i është përgjigjur thirrjes dhe ka dërguar në Suedi 7 helikopterë të tipit AS 350 B3 të cilët kanë një kapacitet për mbajtje uji prej 1500 litrash

Kompania e helikopterëve VIVA, me një eksperiencë mjaft të madhe në operacione të vështira, ka bërë të mundur shuarjen zjarreve në zonat ku është ndërhyrë në Suedi. Viva operon në të gjithë Evropën që prej 38 vitesh me staf të specializuar në operacione speciale dhe menaxhim krizash.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/viva-nderhyn-me-sukses-fikjen-e-zjarreve-ne-suedi

Recommended