Aksident i rende me dy te vdekur
  • 6 years ago
Kjo e mërkurë ishte tragjike për një vogëlushe 7-vjeçare, nënën dhe motrën e saj. Ato u përplasën nga një makinë 'Benz' që drejtohej nga 38-vjeçarja Rozina Koleci. Automjeti lëvizte me drejtim nga Tirana drejt Kamzës kur devijoi nga rruga në krahun e majtë.

Drejtuesja  humbi kontrollin duke aksidentuar për vdekje fillimisht 29-vjeçarin Ramazan Isha, i cili ishte duke lëvizur  me biçikletë. Ai ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Më pas automjeti kaloi mbi trotuar duke lënë të vdekur edhe vajzën 7 vjeç që ishte me nënën dhe motrën. Valbona Ndreu ndodhet në remimancion, ndërsa vajza tjetër e ka kaluar rrezikun për jetën.
Ekspertët e policisë rrugore dyshojnë se drejtuesja e automjetit ngaterroi kthesën dhe u fut me shpejtësi në krahun tjetër duke u ndalur vetëm pas përplasjes me dy furgona që vinin në krah të kundërt.

Ngjarja mund të ishte dhe më tragjike, pasi ndodhi  fare afër një stacioni autobusi urban. Në pranga u vu drejtuesja e makinës tip "Benz" për aksident me pasojë vdekjen.

Tv Klan
Recommended