Ora News - Shkoi të merrte nuse, rrëzohet helikopteri i Shega Air në Korçë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkoi të merrte nusen rrëzohet helikopteri i Shega Air. Ngjarja është shënuar paraditen e sotme (5 gusht) në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi i Ersekës", pranë Unazës në Korçë.

Fatmirësisht nga rrëzimi i helikoterit nuk ka të lënduar vetëm dëme.

Shkak i rrezimit te tij ka qenë manovrim i gabuar i pilotit, Altin Lama. Në bord ishte dhe dhëndri, Gani Haxhiaj.

"Nga një manovrimi të gabuar në ulje, është rrëzuar në një shesh pushimi, helikopteri i një shoqërie private me pilot shtetasin A.L dhe pasagjer shtetasin G.H" informoi policia e Korçës.

Burime nga policia i thanë Ora News se helikopteri ështe i firmes private Shega Air dhe se kishte shkuar për të marrë nusen në lagjen nr 6.

Fatmirësisht dëmet janë të vogla, por pasojat mund të kishin qenë fatale pasi është zonë e banuar.

Avari ne motor

Informacionet e para tregojnë se helikopteri ka pësuar avari me motor. Ky ka qenë dhe shkaku i uljes së detyruar. Ai ka gjetur sheshin më të afërt për të bërë uljen në sheshin më të afërt. Ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në endin e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoi-te-merrte-nuse-rrezohet-helikopteri-ne-korc

Recommended