Ora News - Prokurori i Shkodrës Arben Dollapaj drejt konfirmimit në detyrë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nisi seanca dëgjimore me prokurorin e Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj.

Trupi gjykues kryesohet nga Lulzim Hamitaj dhe me anëtarë Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici

Nga hetimet është konstatuar: "ILDKPKI ka konstatuar se Dollapaj ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë. Nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk është në konflikt interesi."

Pasuria e prokurorit Dollapaj përbëhet nga një apartament 76 m2 në Bajram Curri, shtëpi banimi 113 m2 në Selitë, shtëpi në fshatin Valbonë. Gjithashtu ka llogari bankare 972 mijë lekë, llogari bankare 9400 euro, kredi 5 milion lekë

Kush eshte Arben Dollapaj

Prokurori Arben Dollapaj ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës në Shqipëri. Ai është dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Arben Dollapaj e ka filluar karrierën në vitin 1993. Në vitin 2003, ai ka qenë prokuror në Durrës, ndërsa në vitet 2004-2008 ka shërbyer si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Në vitet 2008-2016, Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në vitin 2016, Dollapaj u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës pas një përplasjeje publike me ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla. Ai e cilësoi këtë vendim si ?hakmarrje? dhe ngriti padi në Gjykatën Administrative të Apelit duke kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës dhe të vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm si dhe rikthimin e tij në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Paralelisht me detyrën si prokuror, Arben Dollapaj ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë si dhe ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Report.al publikoi dje skeden grafike të ndryshimit të pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Dollapaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pasuria-e-arben-dollapajt-prokurorit-qe-u-konfliktua-me-llallen
Recommended