Report TV - Gjyqtarët Hallunaj, Kadi, Medja dhe prokurori Muçi kalojnë "rrjetën" e Vetting-ut
  • 6 years ago
TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë, gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, gjyqtaren e Shkallës së Parë Tiranë, Brunilda Kadi, gjyqtarin e Administratives, Gentjan Medja si dhe prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Hallunaj, Kadi, Medja dhe Muçi kalojnë Vettingun duke vazhduar kështu detyrën. Pas marrjes së vendimit ata janë shprehur se ndihen të vlerësuar.

Vendimi i parë u dha për Hallunajn, pas seancës dëgjimore që u zhvillua dje në KPK. Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo), dha vendimin për Hallunajn, pasi zhvilloi hetimet në të trija shtyllat e hetimit për Hallunajn, pastërtinë e figurës, aftësinë profesionale dhe pasurinë. Vendimi i dytë u dha për gjyqtaren Brunilda Kadi, e më pas KPK konfirmoi Besnik Muçin.

Në seancën e djeshme para KPK-së, rezultoi se Hallunaj nuk kishte problem me pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. KPK ngriti si shqetësim, pse gjyqtari kishte paraqitur një kontratë tjetër për blerjen e një apartamenti në vitin 2005. I vetmi ?incident? profesional i dokumentuar nga KPK-ja ishte ankimimi që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i kishte bërë vendimit të Hallunajt për dhënien e pafajësisë për Arben Frrokun. Llalla ishte ankuar në KLD për Hallunajn, pasi sipas tij vendimi ishte i njëanshëm.

Për sa i përket pastërtisë së figurës, KPK shqyrtoi raportin e DSIK, ku thuhet se Hallunaj është i pastër dhe s?ka problem apo kontakte me krimin e organizuar.
Recommended