Shkarkohet anetari i Gjykates se Larte Shkelzen Selimi
  • 6 years ago
Shkëlzen Selimi është anëtari i katërt i Gjykatës së Lartë që është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai nuk mundi të kalojë filtrin e Vetting-ut.

Këtë të hënë ka dalë para Komisionit, Mehdi Bici edhe ky gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Sipas Komisionit, ai ka bërë deklarim të rreme të pasurisë dhe nuk e justifikon atë.

Bici është pronar i një vile 4 katëshe në Tiranë për të cilën ka deklaruar se e ka ndërtuar me kursimet nga paga dhe ndihmën e vëllezërve. Edhe shkollimin e fëmijëve gjyqtari e ka bërë me ndihmën e vëllait. Në përfundim të seancës Bici tha se priste vlerësime të mira dhe se në rastin e tij duhet të jetë bërë ndonjë gabim.

Gjykata e Lartë mbetet me 5 anëtarë ndërsa për 2 prej tyre vendimet jepen të martën. Komisioni i Vetting-ut shkarkoi nga detyra edhe Gjyqtarin e Tiranës, Bledar Abdullai me argumentin se nuk justifikonte pasurinë.
Recommended